Curatola: Të rinjtë, rol në të ardhmen e Shqipërisë

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Zëvendësshefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jen Curatola mori pjesë në një konferencë ku u prezantua Raporti i Monitorimit të Pjesëmarrjes Politike, Sociale dhe Ekonomike të Rinisë gjatë vitit 2023 nga Partnerët “Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”.
Curatola theksoi rolin e të rinjve në të ardhmen e Shqipërisë si udhëheqës të së nesërmes dhe si forcë ndryshimi sot, njoftoi ambasada e SHBA.
“Ne duhet t’u krijojmë hapësirë këtyre udhëheqësve të rinj, duhet t’i dëgjojmë, t’u besojmë dhe të investojmë në ta…Ne në Ambasadën e SHBA jemi këtu për të bashkëpunuar me ju, për të forcuar zërat tuaj, për të investuar në idetë tuaja dhe për t’u hapur rrugë që ju të udhëhiqni drejt një të ardhmeje më të ndritshme”, tha Curatola. /j.p/