E Martë, 3 Nëntor 2026

Curi: Berisha-Meta ëndërrojnë për ndryshimin e administratës së DASH

Analisti Arian Curi në analizën e tij në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH theksoi se Berisha dhe Meta ëndërrojnë dhe shpresojnë për një ndryshim të administratës së DASH nëse fiton, Donald Tramp.

“Këta të dy mendojnë se politika e jashtme amerikane varet nga Presidenti që zgjidhet. Shpresojnë se me fitoren e Tramp do të ndryshojë edhe politika amerikane ndaj tyre. Ata ëndërrojnë se do ju heqë ‘non gratën’, ose do ju ndërpresë procesin gjyqësor. Në fakt edhe  Trampi bën të njëjtat gjëra. Akuzon prokurorë dhe gjyqtarë amerikanë, vetëm se ai i thotë në anglisht, këta i thonë në shqip.”, tha Curi.

/rtsh.al/

  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›