E Martë, 3 Nëntor 2026

Curi: Drejtësia s’mund të merret me një plak. Këta të bëjnë ta duash me zor Berishën

Analisti Arjan Curi, në emisionin ‘3D’ në RTSH, është i mendimit që Berisha do ta respektoi vendimin e gjykatës sepse në rast të kundër SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsimin e masës.

“Unë besoj se Sali Berisha  do ti bindet vendimi që do të merret për atë, vetëm në qoftëse ai ka bërë në mendje që të shkoj në burg sepse SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim të masës”.

Por Curri tha se nuk është ndonjë krenari për autoritetet ligjzbatuese që po merren kaq shumë me një të moshuar 80 vjeçar.

“Ajo që dua të them është se nuk është ndonjë krenari për autoritetet ligjzbatuese që të maten me një plak. Është e frikshme. Unë kam qenë kritik i Sali Berishës gjatë gjithë kohës por këta të bëjnë që ta duash me zor atë.  Pra kur goditet një person më shumë nga ç ‘duhet, e bënë atë viktimë dhe natyra e njeriut është që bëhet më me të dobëtin.  Një plak 80 vjeçar që nuk ka ndërmend të iki, nuk ka ndërmend që ti fshihet drejtësisë është në të drejtën e tij që mos të paraqitet për të dhënë shpjegime. Ekziston e drejta e atij që është nën akuzë dhe në hetim që mos të thotë asgjë , gjyqi vazhdon.  Provat nuk mund ti prishin se është një histori e mbi 10 vjetëve më parë”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›