E Martë, 3 Nëntor 2026

Curi: Nëse Rama njeh Rithemelimin, presion mbi gjykatën për vulën e PD

Analisti Arian Curi ka deklaruar se nëse kryeministri Edi Rama njeh Rithemelimin si palë për opozitë atëherë ky është një presion që ushtrohet mbi gjykatën që vula t’i takojë grupit të Berishës.

Duke folur në studion e emisionit “3D”, Curi theksoi se nëse mazhoranca ndjek këtë linjë atëherë vula shkon në drejtim të grupit politik të Berishës që ka më shumë deputetë se ata të grupimit politik të Bashës.

“Në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. Ne kemi gjyqin e vulës tani afër. Kush do ta marrë vulën? Mos ndoshta këto negociata kanë një shkelje syri nga Rama dhe mazhoranca se “ne do t’ju japim vulën”. Pse? Sepse edhe mbi gjykatën bëhet ky presion, se gjykata televizion shikon. Ne na shikojnë. Edhe këta të Apelit që do të vendosin për vulën. Nëse Rama njeh Rithemelimin si palë për opozitë dhe nëse Rithemelimi ka shumicën e deputetëve, ky është një presion mbi gjykatën, që do t’i thotë që “vulën jepuani këtyre” se nuk mund t’ia japë Bashës me 4 deputetë. Të shikojmë si do të vejë çështja e vulës”, u shpreh Curi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›