Curi: Zoti i vraftë të korruptuarit! Karabina: Basha është në bazë, po përgatit strukturat

Në diskutimin në emisionin “3D” se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike dhe konkretisht me Lulzim Bashën, zëdhënsja e PD-së, Mirela Karabina ka shpjeguar se kryedemokrati po përgatit strukturat e kësaj force politike.
Në debatin e saj me analistin Arjan Curri, Karabina theksoi se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka kaluar nëpër një proces riorganizimi dhe aktualisht është duke zhvilluar aksionin e saj politik. Ndërsa shtoi se në zgjedhje do të shkojë për të fituar votën e shqiptarëve, veçanërisht për të bindur shtresën gri të votuesve.
Diskutimi në studio:
Arjan Curri: Ne duam të dimë se si do t’i bëjë Basha, numrat?
Mirela Karabina: Ne nuk mund të dalim para qytetarëve nëse ne jemi të korruptuar
Arjan Curri: I hoqëm të korruptuarit, ikën me Berishën, mbaroi ky film! Tani është Basha me 5 të pastër aty, çfarë do të bëni?
Karabina: Bëmë zgjedhjet për kryetar të partisë, bëmë një Kuvend të partisë, miratuam një rezolutë për platformën, projektin politik të partisë.
Alban Dudushi: Por ua mori vëmendjen Gazment Bardhi!
Mirela Karabina: Partia Demokratike po komunikon me qytetarët dhe me strukturat e saj të dëmtuara dhe është atje, te publiku. Basha ka zhvilluar takime me strukturat dhe me qytetarët dhe kanë qenë mjaft të vlefshme.
Arjan Curri: Po tani ç’do bëhet?
Mirel Karabina: PD-ja po bën aksion politik
Arjan Curri: Ku?
Karabina: Atë që ka dorëzuar te reforma zgjedhore, atë që ka dorëzuar në Parlament! Ajo që do të përcaktojë fitoren tonë do të jetë vota e qytetarëve shqiptarë dhe se si do të bindim atë pjesën gri që të na votojë.
/rtsh.al/