CyberBunker, nis sulmin më tëmadh në historine e internetit

Prestigjiozja “New York Times” e ka përkufizuar si një nga sulmet më të mëdha në historinë e rrjeteve kompjuterike.
Disa të tjerë e kanë quajtur si një luftë botërore virtuale.
Çfarëdo që të ndodhë, ekspertët e sigurisë kompjuterike janë të sigurtë: "Në qoftë se kjo vazhdon, kjo mund të shkaktojë probleme për miliona përdorues në shërbimet e internetit, përfshirë dhe shërbimet themelore të tilla si email apo llogaritë bankare online”.
Bëhet fjalë për një konflikt mes dy kompanive të mëdha kompjuterike siç është ajo e “Spamhaus” që ka bazën në Gjenevë dhe në Londër dhe nga ana tjetër kompania holandeze CyberBunker.
Spmahaus, e cila ka si objektiv eliminimin e keqpërdoruesëve të internetit e ka futur këtë të fundit në listën e saj të zezë, duke e akuzuar se ka keqpërdorur serverat për arsye jo të qarta.
Një vendim ky sigurisht i kritikuar nga hollandezët të cilët thonë se duhet hapësirë për çfarëdolloj shërbimi, por duke shmangur faqet që lidhen me pornografinë dhe terrorizmin, duke i bërë të nisin një sulm të fuqishëm virtual ndaj Smpahaus.
Rezultati që ka sjellë kjo gjë ka qenë problemi që ka prekur të gjithë faqet nëpër botë.
Për momentin vetëm Italia rezulton të mos jetë përfshirë, por nuk është e sigurtë nëse diçka e tillë nuk do të ndodhë.
(b.t/shqiptarja.com)