Dështojnë bisedimet në Honduras
Qeveria e përkohshme tha se propozimi për rikthimin në pushtet të presidentit të rrëzuar, Manuel Zelaya, ishte i papranueshëm.
Presidenti i Kosta Rikës, që është mediatori kryesor i këtyre bisedimeve paralajmëroi se nëse dështonin bisedimet, ekzistonte rreziku i luftës civile.
Pavarësisht një fundjave bisedimesh brenda rezidencës se Presidentit Arias, nuk është bërë asnjë progres në çështjen kyçe, që është roli i ardhshëm në Honduras i Manuel Zelaya-ës.
Ekipi i tij, që ka përkrahjen e pothuajse çdo qeverie në botëë, thotë se ai duhet të kthehet në postin e tij si president. Qeveria Hondurase thotë se gjithçka mund të negociohet, përveç kësaj çeshtjeje.
Presidenti i rrëzuar ka dhënë një sërë ultimatumesh për tu rikthyer në pushtet, por askush nuk e ka dëgjuar. Ai ka thënë se do të kthehet në Honduras por e kanë këshilluar se ky do të ishte një gabim që mund të provokonte konfrontim të dhunshëm madje edhe luftë civile.
Start/bbc