E Enjte, 5 Nëntor 2026

DAMASK – Ministri i Jashtëm iranian bën thirrje për armëpushim në Liban dhe Gazë

TEHERAN, 5 tetor /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bëri thirrje sot për armëpushim në Liban dhe Gazë – disa ditë pasi Teherani lëshoi një seri raketash drejt Izraelit.

“Në një vizitë në kryeqytetin sirian Damask, Araghchi e përshkroi armëpushimin si çështjen më urgjente”, njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA.

Ministri i Jashtëm tha se Izraeli është pengesa kryesore për paqen dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kundërshtojë “krimet e luftës” izraelite për të arritur paqen.

Izraeli ka paralajmëruar se do të hakmerret pas sulmeve raketore të Teheranit, me sulme të mundshme ndaj objekteve bërthamore iraniane. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›