E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH Gjyqesori dhe korrupsioni qeveritar probleme serioze

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi sot raportin e pervitshem per te drejtat e njeriut ne 194 vende te botes. Raporti jep nje veshtrim te pergjithshem te gjendjes se ketyre te drejtave ne secilin vend gjate vitit 2010.

Ne pjesen per Shqiperine raporti permend zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 dhe thote se ato u pershkruan nga OSBE dhe ODIHR-i si te tilla qe shenuan perparim ne krahasim me zgjedhjet e kaluara por pa i realizuar plotesisht angazhimet e OSBE-se. Megjithese Partia Socialiste votoi per certifikimin e zgjedhjeve si te ligjshme dhe perfundimtare thuhet ne raport ajo filloi bojkotimin e parlamentit duke kerkuar hetimin e zgjedhjeve.

Lidhur me aspektet e tjera ne raport thuhet se korrupsioni ne polici vazhdoi nderkohe qe korrupsioni qeveritar mbeti nje problem serioz dhe i pazgjidhur. Edhe trafikimi i personave mbeti problem thuhet ne raport. Kushtetuta thote raporti i Departamentit te Shtetit flet per nje gjyqesor te pavarur por trysnia politike frikesimet korrupsioni i perhapur dhe mjetet e kufizuara disa here e kane penguar gjyqesorin te funksionoje si i pavarur. Per median raporti permend se ka patur njoftime qe flasin per trysni te qeverise dhe biznesve mbi median.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›