E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH Liria e besimit ne Kosove respektohet

Liria e besimit ne Kosove garantohet nga Kushtetuta dhe respektohet nga Qeveria. Keshtu thuhet ne raportin vjetor te Departamentit Amerikan te Shtetit mbi lirine e besimeve.

Ndonese situata ne pergjithesi eshte pozitive praktikimi i besimit nuk eshte pa probleme ne Kosove. Sipas Departamentit Amerikan te Shtetit shqetesimi kryesor i te gjitha bashkesive eshte mungesa e mekanizmit per regjistrimin e grupeve fetare.

Sipas Telegraf ne raport thuhet se disa komunitete fetare fillimisht jane regjistruar si organizata joqeveritare por ligji i cili ka hyre ne fuqi ne qershor te 2009-es i ndalon organizatat fetare te regjistrohen si shoqata joqeveritare.

Ne mesin e komuniteteve fetare protestantet jane ata qe kane ankesat me te shumta. Ky grupim ankohet per diskriminim institucional nga autoritetet qendrore dhe lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›