DASH Palet te ruajne qetesine ne veri

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj incidentit me dhunë të së martës në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur paqeruajtës të NATO-s dhe protestues serbë.
Në një deklaratë te tij, DASH e denoi sulmin dhe pohoi njekohesisht se po vazhdon të ndjekë nga afër zhvilliet në veri të Kosovës. Departamenti dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet provokuese dhe retorikën që nxit dhunën, si dhe të lejojnë lirinë e lëvizjes.
Ne deklarate, ben te ditur RTK, theksohet se liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave është në interes si te Kosovës ashtu Veriu i KosovësIncidenti në Qeshmellug Thaci: Do vijojmë planin operacional EULEX: Hetim ngjarjeve të fundit dhe Serbisë. Bllokimet e rrugëve, barrikadat dhe dhuna, thjesht behen pengesë për normalitetin e jetës së përditshme të banorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe pengojnë lirinë e tyre të lëvizjes.
Departamenti i Shtetit u bën thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë të qendrojnë të angazhuara të procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të inkurajojnë qetësinë dhe të gjejnë rrugën e marrëveshjes për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy vendeve.
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, kritikoi praninë e KFOR-it për prishjen e barrikadës rrugore dhe ngritjen postbllokut në pikën e paautorizuar të kalimit, duke thënë se ajo bie ndesh me mandatin e kesaj force.
KS diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur të mërkurën në një seancë të mbyllur ku një nga pikat e rendit të ditës ishte edhe situata në veri të Kosovës, ku pati përleshje mes serbëve dhe forcave të KFOR-it.
Nuk pati asnjë deklaratë nga pjesëmarrësit për detajet e diskutimit.
Incident në veri, plagosen tre shqiptarë
Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar te merkuren nga një grup ekstremistësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve.
Bëhet e ditur se nga sulmi me armë zjarri tre shqiptarë janë lënduar.Shtatë ekstremistë serbë, të cilët të maskuar me tre makina kanë qëlluar më armë zjarri ndaj shqiptarëve.
Gjendja ne Lagjen e Boshnjakëve, ka qene e tensionuar pas bllokadave që bënë ekstremistët serb për gjithë pjesën veriore dhe provokimeve të herëpashershme ndaj shqiptarëve. Nderkohe e heret policia raportoi se atmosfera ne zone ishte e tensionuar, por nuk behej fjale per incidente te renda.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ahmeti: Jo ndryshim kufijsh
Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell pasoja të rënda për gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili ka dënuar ashpër incidentet e fundit në Veri të Kosovës.
SHBA-BE: Mbështetje aksionit të Kosovës
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit. Pirateria, superaksion në Kosovë
Një superaksion i policisë së Kosovës kundër piraterisë televizive u zhvillua gjatë ditës së mërkurë në mbarë Kosovën. Mbi 150 zyrtarë policorë u angazhuan në bastisje në të gjithë territorin kosovar. NATO: Do reagojmë sërish ndaj dhunës
Pas ngjarjeve të së martës në veri të Kosovës, komanda e NATO-s në këtë vend ka deklaruar se do të veprojë sërish ndaj protestuesve të dhunshëm. Kosovë, gjoba për ndërmarrjet ndotëse
Qeveria e Prishtinës ka nisur një politikë të re për të frenuar degradimin e ambjentit në vend.
Lajmet kryesore
Konkurrenca: Problem përdorimi i kasave
Hetimi: Nuk deklarohen shitjet e kryera
Banorët e Tiranës, të ardhur nga rrethet
Vrasjet e rënda, pa autor!
KE: Shqipëria njësoj si Bosnja