E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH Rritet diskriminimi ndaj myslimaneve dhe hebrenjve

Diskriminimi ndaj myslimanëve dhe hebraikëve po rritet në të gjithë botën. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2012 tregon se ndjenjat anti-islamike po shtohen ne Europe dhe Azi, po keshtu edhe anti-semitizmi ne vende si Venezuela, Egjipti dhe Irani.

Në paraqitjen e dokumentit, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry e cilesoi lirine fetare si “te drejten baze te cdo qenieje njerezore, e cila shpesh kufizohet”. Pikerisht per kete, kryediplomati amerikan e cilesoi lirine fetare ne mbare boten si shqetesim te sigurise kombetare te Shteteve te Bashkuara”. Ai emeroi te derguarin special per anti-semitizmin; Ajra Foreman, i cili do te zevendesoje Majkel Kozak, ne kete post qe u krijua fillimisht në vitin 2004. Raporti nenvizon se ne Egjipt, ndjenjat anti-Semite ne media shpeshhere i referohen mohimit apo mbulimit me lavde te Holokaustit. Gjithashtu permendet edhe fakti se me 19 tetor, presidenti egjiptian Mohamed Mursi iu pergjigj me “Amen” thirrjes se udheheqesve fetare per “shkaterrimin e hebraikeve dhe perkrahesve te tyre”. Media shteterore ne Venezuele publikoi disa deklarata anti-semite edhe kunder nje kandidati katolik per president, qe kishte paraardhes hebraike.  Irani akuzon shpesh judaizmin. Ne Europe, ne Belgjike myslimanet perballen me kufizime. Vajzave u ndalohet te mbajne ne klase, shamite qe i mbulojne fytyren.  Ne Azi, ne Pakistan eshte shtuar dhuna kunder shiiteve, ne Arabine Saudite dhe Bahrein eshte ne rritje diskriminimi ndaj myslimaneve jo-sunite. Sekretari amerikan i Shtetit Xhon kerri pranoi se te dhenat ne SHBA nuk jane nga me te mirat, por liria fetare-nenvizoi ai- eshte nje vlere universale. Sa i takon Shqiperise, raporti thote se ne vendin tone- nuk ka abuzime apo diskriminime nga shoqeria mbi bazen e perkatesise fetare, besimit apo praktikes fetare. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›