E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

DAVOS – Scholz: Mbështetja e Musk për të djathtën ekstreme është e papranueshme

DAVOS, 21 janar /ATSH-AFP/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz kritikoi sot mbështetjen e Elon Musk për pozicionet e së djathtës ekstreme – pasi manjati i teknologjisë mbështeti partinë e ekstremit të djathtë AfD të Gjermanisë dhe ndezi kritika me një gjest që disa e krahasuan me një përshëndetje naziste.

“Ne kemi lirinë e fjalës në Evropë dhe në Gjermani”, tha Scholz në Forumin Ekonomik Botëror kur u pyet për Musk, i cili bëri gjestin gjatë ceremonisë së betimit të Donald Trump si president i SHBA-së.

“Çdokush mund të thotë çfarë të dojë edhe nëse është miliarder. Ajo që ne nuk pranojmë është nëse kjo është në mbështetje të pozicioneve të ekstremit të djathtë”, tha Scholz.

Musk u përgjigj shpejt në platformën e tij të mediave sociale X, duke shkruar sipër një postimi në lidhje me fjalët e kancelares: “Turp për Oaf Schitz!”

Njeriu më i pasur në botë ka ndezur zemërim të gjerë në Gjermani me mbështetjen e tij për Alternativën për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt.

Më herët, Scholz akuzoi Musk se po rrezikonte zhvillimin demokratik të Evropës me mbështetjen e tij për të djathtën ekstreme. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›