E Diel, 1 Nëntor 2026

DESHMIA/ Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën

berisha tek azem hajdari(E PLOTESUAR)- Gazeta Dita vijon të botojë dëshmi interesante për ngjarjet e rënda të viteve të shkuara.

Kësaj here atë kanë publikuar një intervistë me Marjan Grykën, ish- truprojën e Azem Hajdarit.

Sipas tij, Haklajt kishin ardhur në Tiranë për të vrarë Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin.

Unë jam një djalë Shkodre, aktiviteti im nisi në 2 Prillin e famshëm të vitit 1991, ku atëherë në protestë edhe jam plagosur. Më pas kam vazhduar të jem aktiv në lëvizjen antikomuniste, por me sa duket gjaku jonë vetëm u përdor. Desha të kujtoj këtu se në ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër, më erdhi dikush në spital që nuk e kisha parë ndonjëherë. Ai ishte Azem Hajdari. Mu afrua në spital dhe më tha: Çohu burrë se ske kurrgjë. Unë me buzëqeshja e pyeta se kush ishte. Të gjithë të pranishmit aty më thanë Mario, ky është Azem Hajdari.

Kështu e nis rrëfimin e tij Gryka.

Më pas me ftesë të Hajdarit ai vjen në Tiranë ku fillon punë si efektiv i Gardës së Republikës dhe truprojë personale e Azem Hajdarit ku është dekoruar edhe si Pishtar i Demokracisë nga Berisha.

Hajdari u vra për liri, por kurrë se gëzoi lirinë. Jeta me Azem Hajdarin ka qenë një betejë e ashpër. Kujtuam se rrëzuam komunizmin, por ai përkundrazi pas viteve 90 na u vërsul dhe na sulmoi më shumë se kurrë, tregon Marjan Gryka për radion kosovare Zëri i Mitrovicës.

Për sa iu përket prapaskenave, ai tregon se: Mendoj se kur Berisha ishte president, ishte një dikush me tre poste që Berisha e komandonte që dhe lëvizte gurët kundër Azem Hajdarit. Ky ishte Tritan Shehu, ishte Zv/Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD-së. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishës ishte shumë e ashpër. Dua tju tregoj një fakt. Sapo u çova në mëngjes nga gjumi (unë jetoja në shtëpinë e Azemit), më thirri në dhomën e tij, po pinim kafe e më tha: Mario, sot kemi një betejë, kemi mbledhjen e kryesisë së PD-së, është dhënë urdhër që Azem Hajdari të mos hyjë brenda, si do ja bëjmë?. Pra, lideri i dhjetorit dhe kryetari i parë i PD-së nuk do lejohej në  mbledhjen e kryesisë së PD-së. Unë me një buzëqeshje i thashë: Bacë, ne do të hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për ti rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë. Byroja politike ende nuk kishte mbërritur në sallë. Pasi hymë, gjetëm ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë dhe po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin, tregon Gryka, teksa shton se shënuan edhe emrin që Azemi të merrte fjalën i treti, pas dy kryetarëve të byrosë dhe ai mban këtë fjalim: Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam biri i tij. Por në vitet 90 unë rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni ti keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit.

Gryka rrëfen se para se të vinin ngjarjet e 97-ës, kishin një  vit e gjysmë pa folur me Berishën, dhe nga vitet 95-96 Hajdarit i hiqet imuniteti i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut, përjashtohet nga PD-ja.

Unë u shkarkova nga oficer i gardës. Morëm zyra me qira pranë ish- kafe Çaplin në qendër të Tiranës dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si një diktator i ri, na shkarkoi në distancë. Në këtë kohë Azem Hajdari, me bindje të plotë filloi  organizimin e sindikatave të pavarura për të rrëzuar qeverinë Meksi. Shteti na ndiqte për të na arrestuar. Pra, jeta e liderit të dhjetorit ishte në rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare. Këtu filloi beteja dhe lufta e ashpër Berisha Hajdari. SHIK-u i Gazidedes asaj kohe na përndiqte kudo, SHIK- më i fëlliqur i të gjitha kohërave. Me qindra herë u përleshëm me ta. Një natë ata agjentë të SHIK-ut kishin rrethuar shtëpinë e Azemit, është turp ndoshta të thuhet, por ne i morëm peng dhe i çuam të  paarmatosur dhe i thamë Gazidedes: Ju jeni turpi i kombit dhe  tradhtia e kombit se shtëpia e Azem Hajdarit nuk ka nevojë për rrethim, tregon Gryka.

Marjani tregon se ishin në Rogner dhe sekretarja e Sali Berishës e mori në telefon Azemin dhe i kërkoi ndihmë sepse Garda e Republikës po ikte dhe po e linte Presidentin ne baltë.

Në këtë moment Berisha kërkoi që Azemi ta mbështeste, e unë si oficer i tij të merrja Gardën e Republikës. Ngjarjet kështu rrodhën, u ashpërsuan, të gjitha degët e PD-së në rrethe kërkonin dorëheqjen e Berishës si president, përveç Shkodrës, ku unë isha anëtar i kryesisë. Nisëm të shkonim nëpër takime me presidentin që nuk jepte dorëheqje dhe në çdo takim na vriteshin nga dy shokë. Asnjë nga këta njerëz nuk u përmend nga Berisha. Shumica e tyre janë mirditorë, por Sali Berisha i ka harruar si  shumë të tjerë.

Ai nënvizon se natën që është varë Azem Hajdari kam qenë në arrest shtëpie, pavarësisht se në Shkodër isha i lirë dhe gjithë ditën te selia e PD-së, por këta ia arritën qëllimit dhe Azemin e lanë në rrugë të madhe.

Gryka thekson se në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike. Edhe ditën e vrasjes. Partia Demokratike ka pasë dorë në vrasjen e Azem  Hajdarit. Asnjë njeri nuk mund ta mohojë këtë, aq më tepër sot, pas shumë viteve ku nuk kanë lënë goditje pa bërë, janë munduar të eliminojnë çdo njeri që përmend Azem Hajdarin.

Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.

Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund ti bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së  telefonuan Azem Hajdarin  me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›