E Martë, 3 Nëntor 2026

DETAJE / Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, policët e infiltruar filmuan pazaret, “magazina” në Burrel

Goditet grupi që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Pas 5 muajsh hetime, Drejtoria Antitrafik e Tiranës arrestoi 10 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në aktivitetin kriminal, shkruan A2 CNN. Armët e zjarrit, pjesa më e madhe e tyre sigurohej në Kosovë e më pas magazinoheshin në qytete të ndryshme në Shqipëri derisa shiteshin tek anëtarë të grupeve kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri, 12 pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator dhe 2 kallashnikovë. Ato janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Ky grup bazën kryesore ku magazinoheshin armët e kishin në Burrel, e ndërsa një pjesë tjetër siguroheshin dhe magazinoheshin në Krujë, Fushë-Krujë, Shkodër e në Tiranë, shkruan A2 CNN.

Në disa raste blerjet janë bërë me efektivë të infiltruar, për të faktuar aktivitetin kriminal të të rinjve.

Gjatë operacionit, në banesat e njërit prej të arrestuarve u sekuestruan edhe mbi 2 mijë fara kanabisi.

Ky nuk është operacioni i parë që policia e Tiranës godet këtë fenomen të trafikut të armëve nga Kosova. Në dhjetor të vitit të kaluar u arrestuan 14 persona nga policitë e të dyja vendeve, si dhe u sekuestrua një arsenal i tërë armësh.

TË ARRESTUAR

Emirel Tusha

Leandro Haxhiaj

Fabricio Berberi

Rikardo Hajdaraj

Visar Murati

Kevin Farruku

Geraldo Muraj

Adriano Shehu

Altin Pajaziti

Kadri Prushi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›