DETAJE/ 17-vjeçari shqiptar vdiq në Itali, në gjendje të rëndë shoku! Si ndodhi aksidenti tragjik

Një aksident tragjik u regjistrua ditën e djeshme në në Castiglione del Lago të Italisë.
Një 17 vjeçar shqiptar kishte dal së bashku e shokun e tij me skuter, por një makinë me shpejtësi ka përplasur dy të rinjtë. 17-vjeçari Stiveni vdiq, ndërsa miku i tij u plagos rëndë.
Mediet e huaja shkruajnë se shoku i 17-vjeçarit është në gjendje të rëndë. I mituri i është nënshtruar dy operacioneve.
Si ndodhi aksidenti
Skuteri me të cilin udhëtonin miqtë, të dy me helmeta, u përfshinë në përplasjen me makinën e drejtuar nga një 40-vjeçari. Makina ishte duke u kthyer majtas duke kaluar në Via Roma për të hyrë në parkingun e karburantit Esso, kur përplasi skuterin. Prokuroria e Perugias, prokurori Massimo Casucci, ka urdhëruar tashmë të gjitha analizat klinike për drejtuesin e makinës, një 40-vjeçar. Gjithashtu do të bëhen edhe hetime mjeko-ligjore në trupin e viktimës, si dhe për dëmtimet e marra nga i riu që mbeti i plagosur.
Automjetet u sekuestruan dhe po rihihen të gjitha kamerat e sigurisë aty pranë ngjarjes. /vizionplus.tv