E Hënë, 2 Nëntor 2026

DETAJE/ Konflikti mes nxënësve në shkollën e mesme në Fier, 17-vjeçari ka katër goditje me thikë! Shkak sherri në rrjetet sociale

Një 17-vjeçar mbeti i lënduar me thikë pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij në ambientet e shkollës së mesme “Mustafa Hoxha” në Fier.

B.D pas një konflikti goditi katër herë me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin Y.Xh, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i qendrës shëndetësore në Cakran, Tonin Xhelaj, ka pohuar për mediat se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët, teksa ka katër goditje me thikë.

“Ne na morën në telefon mësuesit, ka ndodhur një ngjarje. Sa bëmë ne gati grupin për të shkuar, 17-vjeçarin e sollën këtu mësuesit dhe nxënësit, shokët e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu i majtë. Gjenja e tij ishte e qëndrueshme. Ju dha ndihma këtu dhe u nis për mjekim të specializuar në spitalin rajonal të Fierit. Kishte katër goditje, por ishte jashtë rerzikut për jetën. I riu ishte koshient”, tha Xhelaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme “Mustafa Hoxha”, bëri me dije policia.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Autori i dyshuar i ngjarjes ka thënë se janë zënë sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës pasi kishin debatuar mbrëmjen e djeshme për një postim në rrjetin social “Snapchat”.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›