E Hënë, 2 Nëntor 2026

DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, blutë gjetën 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine.  

I riu i identifikuar si Domeniko Cibaku banues në Dibër u kap në rrugën “5 Maji”. 

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike me vlerë 10 000 euro është trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe do shitej në lokalet , në ‘5 Maji’ ku edhe u arrestua 23-vjeçari. 

Burime bëjnë me dije si i riu ndihmohej nga një tjetër person për shitjen e lëndës narkotike. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia. 

Njoftimi i policisë 

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij. 

Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi: 

-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine,  me vlerë rreth 10 000 euro. 

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja. 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›