DETAJET- Megaoperacioni në Elbasan/ Policia godet grupin kriminal të shpërndarjes së drogës, 45 të arrestuar dhe 7 në kërkim

Policia e Shtetit ka arrestuar 45 persona dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.
Këtë gjë e bënë të ditur përfaqësues të policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit në një dalje për mediat, teksa bënë me dije se në këtë operacion kanë qenë të angazhuar 490 punonjës policie.
‘Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, pas krijimit të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm, nga strukturat policore të DVP Elbasan, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë megaoperacionit të sotëm, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale. Si rezultat i kësaj pune policore, janë ekzekutuar urdhrat e prokurorit, janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 te tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht janë ndaluar shtetasit J. H., D. N., H. S., A. V., E. D., L. N., E. S., G. P., G. Sh., F. D., G. B., R. K., F. S., A. K., D. D., F. P., S. S., E. P., R. I., Sh. M., E. H., A. G., A. B., E. H., I. K., S. I., K. I., I. M., H. Gj., Xh. Gj., E. H., L. T., A. Gj., E. L., Xh. Ll., A. Ll., O. Ç., S. Ç., Xh. B., T. N., A. S., R. B., R. K., F. D. dhe M. H., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. T., H. H., E. S., S. K., A. B., M. B. dhe M. K.
Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Elbasanit, në bazë të kërkesës së prokurorit, ka nxjerrë vendim për lejimin e kontrollit të ambienteve të banimit dhe bizneseve të ndryshme, të 28 subjekteve’- njofton policia.