E Martë, 3 Nëntor 2026

DITA 28/ Protesta, Progni: Endri Fuga, blerja e re e korrupsionit për të thyer algoritmin

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Aktivisti dhe eksperti i njohur i teknologjisë së informacionit, Gent Progni, iu bashkua këtë të shtunë fjalimeve në protestën e 28-të kombëtare para Kryeministrisë, ku hodhi akuza të forta ndaj Endri Fugës, ish-këshilltarit të kryeministrit Edi Rama.

Nga tribuna e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Progni pretendoi se rikthimi i Fugës është pjesë e një strategjie për të ndikuar në rrjetet sociale dhe për të kontrolluar reagimin e qytetarëve në hapësirën online.

“Unë dola sot të flas për blerjen e re të merkatos së korrupsionit që është Endri Fuga. Rama e solli nga larg për të prishur algoritmin, por më besoni se ka bërë gabimin e jetës”, u shpreh ai para protestuesve.

Eksperti i IT-së vijoi me akuza të tjera, duke deklaruar se disponon informacione që, sipas tij, mund ta çojnë Fugën përpara përgjegjësisë penale për çështje korrupsioni.

“…se tani që u kthye do e fusim edhe Endri Fugën në burg, se kemi info edhe për korrupsionin e tij!”, deklaroi Progni, ndërsa fjalimi i tij u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit në protestë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›