E Martë, 3 Nëntor 2026

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

Protesta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e saj të 40-të radhazi, ndërsa dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish në bulevardin përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë.

Gjatë tubimit, protestuesit ritheksuan paketën e kërkesave që i cilësojnë të panegociueshme, të hartuara pas konsultimeve dhe propozimeve të mbledhura nga pjesëmarrësit në protestë.

Në krye të listës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar, si dhe ngritja e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor për administrimin e vendit dhe përgatitjen e zgjedhjeve.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu hartimin e një Kushtetute të re, e cila duhet të garantojë barazinë e qytetarëve para ligjit dhe të miratohet përmes referendumit popullor. Në kuadër të kësaj reforme propozohet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, rishikimi i ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave, si edhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë gjithë jetës politike.

Pjesë e kërkesave mbeten edhe çështjet ekonomike dhe mjedisore, ku protestuesit kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore, paketës së njohur si “Paketa e Maleve”, si dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Në përfundim, protestuesit propozojnë hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila, sipas tyre, duhet të ndërtohet përmes konsultimeve me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë apartiakë të përfshirë në protestë.m.k.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›