E Diel, 1 Nëntor 2026

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

DIVJAKA/ Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin unanim, “kundër” Lushnjës

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka publikuar vendimin unanim të marrë nga Këshilli Bashkiak i Divjakës, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjen.
‘Këshilli Bashkiak i Bashkisë, si përfaqësues dinjitozë të banorëve të Divjakës, me përgjegjshmërinë dhe përkushtimin për Divjakën e tyre, ka marrë vendimin unanim, me të gjitha votat e socialistëve dhe demokratëve, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjën’, shkruan deputeti Baçi në reagimin e tij.

Reagimi i deputetit të PD, Luan Baçi:

Divjaka Bashki!
Banorët e Divjakës, pa dallime bindjesh politike, demokratë, socialistë dhe pa parti, janë prej ditësh në protestë, duke kundërshtuar projektin e Partisë Socialiste për shkrirjen e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës.
Sot, Këshilli Bashkiak i Bashkisë, si përfaqësues dinjitozë të banorëve të Divjakës, me përgjegjshmërinë dhe përkushtimin për Divjakën e tyre, ka marrë vendimin unanim, me të gjitha votat e socialistëve dhe demokratëve, kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Lushnjën.
Një vendim që është për t’u përshëndetur dhe për t’u mbështetur nga të gjithë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›