E Enjte, 5 Nëntor 2026

DPSHTRR: Vetëm 12.9% e drejtuesve që iu hoq leja e drejtimit, e rifituan

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi sot se nga 1229 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 159 persona e kanë rifituar gjatë periudhës qershor 2022- qershor 2024.

DPSHTRR-ja bën të ditur se, nga 1229 riregjistrime në autoshkolla vetëm 12.9% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm.

Në një njoftim të saj DPSHTRR-ja bën të ditur se, “të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›