E Diel, 1 Nëntor 2026

DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale, çfarë ndryshon (DOKUMENTI)

Është publikuar drafti me 105 ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, i cili sjell rregulla të reja nga masat e sigurisë dhe paraburgimi, te hetimet, provat dhe të drejtat e mbrojtjes.

Drafti kufizon arrestin në burg dhe detyron prokurorin të argumentojë çdo muaj vijimin e masës.

Avokatët mund të kryejnë hetimet e tyre, ndërsa prokurori duhet të hetojë edhe provat shfajësuese për të dyshuarit, informon “Shqiptarja”.

Kontrolli i përmbajtjes së celularëve do të kërkojë autorizim të gjykatës, ndërsa marrjet në pyetje do të regjistrohen me zë dhe figurë.

Lexo këtu: DOKUMENTI

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›