E Enjte, 5 Nëntor 2026

DUBROVNIK – Plenkoviç dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje mes Kroacisë dhe Ukrainës

DUBROVNIK, 9 tetor /ATSH-AA/ – Pas takimit dypalësh të sotëm në Dubrovnik, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkruan një marrëveshje ndërmjet Kroacisë dhe Ukrainës.

Bëhet fjalë për “Marrëveshjen për bashkëpunim dhe mbështetje afatgjate ndërmjet Kroacisë dhe Ukrainës”, e cila do të zyrtarizojë bashkëpunimin tashmë ekzistues mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ndihmës humanitare, çminimit dhe ndjekjes penale të krimeve të luftës, njoftojnë mediat kroate.

Plenkoviç dhe Zelensky u takuan në kuadër të takimit të tretë të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, i cili mbahet në Dubrovnik.

”Në takim marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavçev, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Moldavisë, Mihai Popsoi, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobescu dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian për Demografinë dhe Demokracinë, Dubravka Shuica, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Mathias Cormann, do të flasë përmes një video-mesazhi”, ka deklaruar qeveria kroate./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›