E Diel, 1 Nëntor 2026

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

Një konflikt në familje ka përfunduar me plagosjen e një 38-vjeçareje në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen 14.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 43-vjeçari Xh. L., banues në këtë lagje, dyshohet se pas një konflikti me bashkëshorten e tij, A. L., 38 vjeçe, e ka goditur atë në pjesën e kokës me një mjet prerës, thikë.

Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari. Të dy bashkëshortët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›