E Diel, 1 Nëntor 2026

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull.

Rreth orës 06:15, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një biçiklist, shtetasin V. H., 32 vjeç.

Për shkak të plagëve të marra, 32-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›