E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci e Haradinaj, kritika Sejdiut

Kryetari i LDD-se, Nexhat Daci dhe ai i AAK-se, Ramush Haradinaj, ne nje takim te zhvilluar sot kane kritikuar vendimin e presidentit Sejdiu per mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme ne vitin 2011.

Lajmi eshte bere i ditur permes nje komunikate te shperndare pas takimit, ne te cilen thuhet se dy lideret e kane vleresuar vendimin e kreut te shtetit si anti-kushtetues.

“Vendimi eshte ne favor te partive politike qe jane ne koalicion dhe ne menyre absolute bie ndesh me pakon “Ahtisari”, qe eshte bazamenti i Kushtetutes”, thuhet ne komunikate.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›