Daçiç: Fletëvotimet, ndoshta me logon e KQZ-së
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se në fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë mund të lejohet eventualisht logoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.
Për Serbinë është e papranueshme që në fletëvotime të ketë shenja të shtetit të Kosovës, sepse një gjë e tillë dëmton neutralitetin e zgjedhjeve dhe nuk është praktikë askund në botë. Eventualisht mund të pranojmë që në fletëvotime të jetë logo e KQZ-së së Kosovës, ka thënë Nikolic për gazetën serbe Novosti.
Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës i kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.
Disa media serbe kanë raportuar se tema kryesore dhe mbase e vetme e bisedimeve do të jetë pamja e fletëvotimeve.
Të dy zyrtarët do të bëjnë përpjekje për pamjen e fletëvotimeve, nga të cilat do të varet shumë se a do ti thërrasë Qeveria e Serbisë serbët e Kosovës që të dalin në këto zgjedhje, ka shkruar B92.