E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Këtë muaj, rifillojnë bisedimet me Prishtinën

Kryeministri serb Ivica Daçiç deklaroi sot se në gjysmën e dytë të muajit maj, pritet të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën në nivel kryeministrash.

Në një konferencë të organizuar me rastin e ditës së Evropës, Daçiç shprehu optimizmin se këtë javë do të përfundojë plani i implementimit për Marrëveshjen e Brukselit.

Daçiç tha së është i sigurtë se Këshilli i BE-së do t’i caktojë Serbisë datën për fillimin e negociatave.

Beogradin më 1 qershor do ta vizitojë presidenti i BE-së, Herman Van Rompej dhe askush nuk do të vijë nëse nuk ka lajme të mira, shtoi Daçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›