Daçiç: Shkëmbimi i zyrtarëve, provë serioziteti e Serbisë
Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës mes Beogradit dhe Prishtinës është një provë që Serbia po zbaton marrëveshjen e Brukselit, tha sot kryeministri serb Ivica Daçiç.
Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës është një prej rezultateve të dialogut që kemi zhvilluar. Jemi pajtuar që të shkëmbejmë nga një zyrtar ndërlidhës pranë misionit të Bashkimit Evropianë në Prishtinë dhe Beograd, u tha medieve në Beograd shefi i qeverisë serbe për të shtuar se kjo paraqet edhe një dëshmi të Serbisë, përse pret datën e anëtarësimit në Qershor.
Sipas Daçiç, zyrtarët ndërlidhës nuk kanë status diplomatik dhe sjanë Ambasadorë, kurse puna e tyre ndërlidhet me lehtësimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteves mes Serbisë dhe Kosovës.
Do të ketë keqpërdorime, në kuptimin se po bëhet fjalë për ambasada, por duhet të jemi të saktë nuk janë hapur zyra ndërlidhëse por janë shkëmbyer zyrtar ndërlidhës, ka saktësuar ai.