E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Zgjidhje të qëndrueshme në përputhje me Rezolutën 1244

Serbia këmbëngul në stabilitetin e rajonit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç.

Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Beograd.

Daçiç citohet të ketë thënë se misioni paqeruajtës i Aleancës Veriatlantike në Kosovë mbetet garantues për sigurinë e serbëve.

Qeveria e Serbisë ka nisur dialogun me ‘autoritetet e përkohshme të Prishtinës’, për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë. Këmbëngulim në zgjidhje të qëndrueshme, në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, ka thënë Daçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›