E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç:Data për Serbinë, vetëm pas implementimit të Marrëveshjes

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar pas takimeve me presidentët e Austrisë dhe Polonisë në Mathausen, se ata kishin shprehur mbështetjen e tyre për integrimin evropian të Serbisë.

Por, mbështetja mund të ndodhë vetëm pas implementimit të Marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Shefi austriak i diplomacisë ka thënë se nëse fillon implementimi i marrëveshjes Serbia patjetër do ta fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim, ka thënë Daçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›