E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daciq Policia mbeshtet luften kunder kriminalitetit


Ministri i brendshem i Serbise Ivica Daciq deklaroi perpara gazetareve ne Beograd se policia mbeshtet luften kunder kriminalitetit ne veri te Kosoves por aty nuk duhet te kete politizim.

Daciq shtoi se policia e EULEKS-it nuk e ka informuar ministrine e brendshme te Serbise per arrestimet ne pjesen veriore te Kosoves.

Ministri Daciq tha se Serbia e mbeshtet luften kunder kriminalitetit dhe se prishja e rendit ne veri te Kosoves nuk duhet te ndodhe nese me te vertete eshte fjala per arrestimin e krimineleve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›