E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Duhet opozite me e forte kunder Berishes

Jakin Marena

Sekretarja e marredhenieve nderkombetare ne PS, Arta Dade, ne nje interviste per "Koha Jone" eshte shprehur se tashme opozicioni ndaj qeverisjes duhet te jete me e forte, nderkohe qe ben thirrje qe e majta te jete e bashkuar. Duke u shprehur kunder sulmeve te LSI ndaj PS, Dade beson se Rama, si kryeminister i ardhshem i vendit, nuk do zhgenjeje njerezit, bashkepunetoret e tij e do ta coje PS drejt fitores ne 2009. Ne lidhje me perfshirjen e Nanos ne listat proporcionale, ajo thote se do jene strukturat e PS nga baza ne qender ato qe vendosin.

Ju keni kryer nje cikel vizitash si ne SHBA. Cfare u arrit ne keto vizita?

Ishte nje kenaqesi e vecante qe nje delegacion nga komisioni i Jashtem i Parlamentit, gje e cila ndodh per here te pare, beri nje vizite ne SHBA dhe kryesisht ne Kongres, ne Departamentin e Shtetit dhe ne Keshillin e Sigurise Kombetare, pervec Keshillit te Atlantikut te Veriut dhe ne zyrat e NDI, ku ne diskutuam per sfidat qe ka perpara Shqiperia, pas marrjes se fteses ne NATO. Vleresimet per ftesen ne NATO nga ana e autoriteteve te Kongresit dhe te Departamentit te Shtetit, si edhe te Keshillit te Sigurise Kombetare, ishin vertet mjaft pozitive lidhur me rolin qe ka luajtur Shqiperia ne 10 vjecarin e fundit, si partnere serioze e organizates, pra e vendeve te NATO-s. Dhe per angazhimet qe ajo ka marre ne kuadrin e luftes kunder terrorizmit, duke u rreshtuar ne koalicionin e madh antiterrorist me trupa te pranishem ne Irak, ne Afganistan, por edhe ne rajon. Gjithashtu pati vleresime dhe per politika mjaft te moderuara rajonale ne marredheniet me fqinjet. Nga ana e perfaqesuesve te Kuvendit te Shqiperise, u shprehen falenderimet lidhur me rolin qe SHBA kane luajtur per konsolidimin e demokracise ne Shqiperi edhe ne rajon, dhe pa dyshim roli i pazevendesueshem lidhur me pavaresine e Kosoves, mbeshtetjen per ftesen per ne NATO. Sigurisht u shpreh angazhimi i perbashket per projekte dypaleshe, ne funksion te integrimit te plote te Shqiperise ne NATO, por edhe si nje prerekuizite i integrimit te Shqiperise ne BE. Per kete qellim, mazhoranca dhe qeveria duhet ta konsiderojne ftesen per ne NATO si nje inkurajim, por edhe si nje obligim per te permbushur standardet, per te cilat une gjykoj qe jemi ende larg dhe tashme Shqiperia do te monitorohet ne menyre me strikte.

Si e konsideroni pozicionin e opozites ne keto momente, pas fteses ne NATO?

Padyshim qe duhet te jemi te ndergjegjshem si klase politike qe ftesa per ne NATO nuk do te thote anetaresim i plote dhe nuk ka vend per eufori, por perkundrazi opozita duhet te luaje rolin e vet ne kritikat dhe ne ate qe tashme eshte bere, per te mbeshtetur reformat. Por, gjithashtu, Sali Berisha dhe mazhoranca duhet te vihen ne fokus edhe nga ana e opozites, per te permbushur detyrimet dhe jo per te dezinformuar opinionin publik me keqinterpretime euforike te mesazheve qe vijne, qofshin keto nga SHBA apo edhe nga BE-ja. U terhoq vemendja per nje lufte te vaket kunder korrupsionit dhe personalisht trajtova edhe ceshtjen e Gerdecit, si nje pike kulmore, ku kjo mazhorance duhet te reflektoje lidhur me strukturat qe e krijuan Gerdecin, kete krim te madh shteteror, sikurse jane strukturat e sigurise kombetare, por edhe mjaft ministri te tjera te perfshira ne kete tragjedi, per te cilat ende nuk kemi asnjelloj analize. Pervec kesaj, u terhoq vemendja ne luften kunder korrupsionit, sikurse doli edhe me vone nga raportet dhe sondazhet qe ka bere USA, qe korrupsioni ne Shqiperi ne vend qe minimizohet eshte rritur me 13%. Pra ndodhemi perballe problematikes shume serioze, per te cilat mazhoranca nuk ka bere asnje aksion te dukshem dhe rezultativ, por edhe opozita duhet te shumefishoje oponencen. Pervec angazhimit serioz qe ne kemi per reforma madhore qe i duhen vendit, sic ishte rasti i ndryshimit te Kushtetutes apo ne funksion te reformes zgjedhore, por gjithashtu besoj se ndergjegjesimi totalisht i votuesve, per nje qeveri totalisht te paafte duhet te vazhdoje me mjete efikase. Ne menyre qe keqkuptimeve apo propagandes dashakeqe qe PS-ja eshte unifikuar me PD-ne, lidhur me politikat qeverisese, ne duhet ta perballojme me pune konkrete, ne menyre qe keto zera te mos kene kosto elektorale ne vitin 2008.

Pra, ju mendoni qe ka kaluar ajo faze e bashkepunimit miqesor dhe duhet nje opozite me e forte?

Absolutisht nuk duhen ngaterruar gjerat. Per reforma madhore kerkohet bashkepunimi dhe eshte nje bashkepunim i mirepritur edhe nga partneret nderkombetare, por edhe nga vete elektorati i PS-se. Por kjo nuk duhet interpretuar si nje shuarje e luftes politike per kundershtite, per situaten dramatike ne vend lidhur me ceshtjet sociale dhe ekonomike, per te cilat treguesit ekonomik dhe social, flasin per hapa mbrapa. Gjithashtu edhe per permbushjen e standardeve per avancimin e proceseve integruese ne BE. Dihet qe nese keto standarde nuk plotesohen atehere nje vend nuk ka se si te marre statusin e vendit kandidat, pavaresisht se ende kjo mazhorances s'ka aplikuar. Ka edhe nje ngadalesim nga ana e parlamenteve anetare te BE-se per ratifikimin e MSA.

Ndryshimet Kushtetuese sollen dhe reagimin e ish-aleateve, kryesisht Metes, qe krijoi edhe komitetin e shpetimit te Kushtetutes dhe qe po organizon nje referendum. Si i komentoni keto?

Une besoj qe ata vazhdojne te jene aleate te PS-se dhe gjithmone duhet te kete nje hapesire per bashkepunim. Prandaj nuk ka vend menyra dhe mekanizmat qe perdoren per te anatemuar PS-ne. Une gjithmone shpreh optimizem qe do te kete reflektim lidhur me menyren se si eshte sulmuar PS-ja, gje qe ne kendveshtrimin tim eshte e papranueshme dhe sigurisht e padrejte. Pasi ka pasur edhe raste te tjera ku Kushtetuta eshte ndryshuar, kur kane qene interesat e ngushta te LSI-se. Kushtetuta eshte ndryshuar per nje anetar te KQZ-se ne favor te LSI. Dhe ndryshimi i Kushtetutes per ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk eshte bere pa miratimin e LSI-se. Sepse dihet qe LSI prej kohesh ka qene pro ndryshimit te sistemit dhe ka qene per nje sistem proporcional. Pra, per rrjedhoje, duke mbeshtetur opsionin e pare te LSI per sistemin proporcional, domosdo qe do te ndryshohej Kushtetuta. Lidhur me ndryshimet e tjera te sugjeruara nga PD eshte qe normale qe kur ulesh ne nje tryeze per te arritur nje kompromis, nuk mundet vetem te kerkosh, por sigurisht qe do te besh ndonje leshim, i cili nuk prek vetem thelbin e Kushtetutes apo te marredhenieve dhe te parimeve qe mbron njera force e caktuar politike apo forca tjeter. Une i kam pare keto ndryshime si mekanizma per te zhbllokuar nje moment krize te krijuar ne shume raste edhe ne menyre artificiale dhe per ta shpetuar stabilitetin politik te vendit. Keshtu qe do t'i konsideroja te pamatura te gjitha sulmet dhe ketu nuk kemi te bejme me ndryshime qe ne thelb e prekin Kushtetuten, por per disa ndryshime qe per hir te se vertetes, mire do te ishte qe te kishte nje debat publik. Une besoj qe e majta duhet te reflektoje nga gabimet e se shkuares te aferme dhe nga ato gabime te cilat kthyen Sali Berishen ne pushtet. Si nje politikane qe kam qene ne vijen e pare te luftes se pare politike ne strukturat e PS, vleresoj qe e majta duhet te reflektoje jo vetem nga gabimet e saj, por edhe nga gabimet qe e majta evropiane ne vende te ndryshme ka bere, ne saje te luftes se brendshme politike, duke sjelle ne pushtet te djathten.

Mendoni qe levizja e Metes ka ne thelb dicka tjeter dhe jo thjesht ceshtjen e Kushtetutes, perderisa per sistemin ai dha "OK"?

Une besoj qe sistemi qe cdo force politike te dali e vetme dhe te administroje votat qe realisht ka mbi baze qarku, eshte sistemi me i mire tani per tani lidhur me realitetet shqiptare, eshte nje sistem i ndermjetem qe deputetet nuk do te shikohen totalisht te shkeputur nga elektorati qe i zgjedh. Sigurisht duke i kthyer moralitetin ne politike, por edhe duke e ndergjegjesuar votuesin per peshen reale te votes, sepse ne kater zgjedhjet e fundit parlamentare, PS vazhdimisht i ka bere thirrje votuesit te vet qe, votat per partite t'i devijojne ne parti te tjera te koalicionit. Kjo nuk duhet te ndodhe me edhe per arsyen e thjeshte qe, ne fund te fundit cdo force politike duhet te verifikoje peshen e vet qe ka ne elektorat. Pastaj mbi bazen e realiteteve te reja dhe rezultateve elektorale, ka hapesira te tjera per bashkepunime te metejshme.

Mendoni qe dalja vetem mund te perserise precedentin Veltroni ne Itali?

Une do te uroja qe te mos perseritej ky gabim, sepse ndoshta realiteti italian me ate shqiptar nuk kane pika te perbashketa. Madje, realiteti shqiptar eshte unikal, sepse ne asnje vend dhe ne asnje rast, madje as ne vendet e tranzicionit, nuk kemi pasur nje fenomen "Berisha" dhe per kete arsye ndoshta ne si e majte jemi me te favorizuar. Por duhet gjithmone te shuhet konfliktualiteti brenda te majtes. Eshte nje kerkese qe vjen edhe nga grupi socialist, brenda ne Parlamentit Evropian. Madje ka nje shqetesim lidhur me zhvillimet brenda te majtes, pjese e kesaj te majte ne nivel evropian te ciles ne jemi, pavaresisht qe nuk jemi anetare te Socialisteve Evropiane, por ne jemi me statusin e vezhguesit, ashtu sic jemi edhe ne BE. Dhe shqetesimet vijne nga njerezit tane qe na kane mbeshtetur, ne menyre te vecante ata kane mbeshtetur kryetarin e ri te PS, zotin Rama, por edhe PS-ne duke e ftuar ate ne cdo takim qe behet per ceshtje rajonale, por edhe evropiane. Shqetesimit te tyre, ne duhet t'i pergjigjemi me nje ulje te konfliktualitetit sikurse PS-ja ka bere. Eshte vene re qe ne nuk i jemi pergjigjur LSI me te njejtat mekanizma dhe me te njejtin fjalor.

Mendoni qe pergjigja me e mire do te ishte nje goditje me e forte ndaj kundershtarit politik qe eshte Berisha?

Une ekzatesisht mendoj kete gje, qe te gjitha energjite, ne menyre te vecante te se majtes, por pse jo edhe te gjitha forcave te tjera qe jane te interesuar per nje demokraci te vertete dhe nje shoqeri reale demokratike ne Shqiperi, te gjitha shigjetat duhet te shkojne drejt Kryeministrit, qe eshte pergjegjesi kryesor per gjendjen aktuale ne Shqiperi.

Si e mendoni perfshirjen e zotit Nano ne listat proporcionale perderisa ai po kontribuon ne PS, duke heshtur ne keto momente...?

Sigurisht nuk me takon mua te them kete, sepse ne ende nuk kemi miratuar dhe hartuar mekanizmat dhe kriteret e hartimit te listave ne nivel proporcional dhe sigurisht qe kjo do te behet ne menyren me demokratike te mundshme, brenda strukturave te PS, qe nga baza deri ne qender, ne linje vertikale, ashtu sikurse edhe e drejtojme Partine Socialiste.

Mendoni qe zoti Rama do ta orientoje PS-ne drejt nje fitoreje ne 2009 dhe do te jete nje kryeminister i suksesshem, sic ka qeverisur edhe bashkine e Tiranes?

Une shpreh besimin qe zoti Rama nuk do t'i zhgenjeje njerezit qe kane vene shume shpresa tek kryeministri i ardhshem i Shqiperise, por sigurisht nuk do te zhgenjeje as bashkepunetoret e vet, te cilet e kane zgjedhur. Sepse besojne qe ai do ta coje PS-ne drejt nje fitoreje te padiskutueshme dhe vleresoj qe puna e deritanishme qe ai po ben, ka nje angazhim serioz dhe ndergjegjesim per rolin qe PS i ka caktuar, duke e zgjedhur kryetar te saj.

Levizja e Kocit, me teper protagonizem

"Nuk shoh nje levizje te mirefillte, kam pare gjithmone tek zoti Koci levizje sporadike, me shume per nje protagonizem se sa nje platforme te hartuar qarte brenda PS. Shpreh keqardhjen per largimin nga grupi i PS. Dyshoj qe ka nje mosperputhje te vullnetit te zgjedhesve te zotit Koci dhe hapin qe zoti Koci ka hedhur se fundmi ne politike".

Vizita ne Kosove, sukses

"Une jam kthyer edhe nga nje vizite ne Prishtine. Pata kenaqesine te takoj personalitete si zoti Krasniqi, kryeparlamentarin, me te cilet bashkebiseduam dhe shkembyem mendime per angazhimin e Shqiperise por edhe Kosoves lidhur me inkurajimin e nje numri me te madh vendesh per njohjen e Kosoves se pavarur. U takuam edhe me Ramush Haradinaj, i cili eshte kthyer ne Kosove tashme i cliruar nga akuzat e Hages".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›