E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Të huajt e mbrojnë opozitën

Tiranë, 19 mars, NOA Update - Zanafilla e krizës politike rëndon mbi anëtarët demokratë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi ata shkelën nenin që përcaktonte transparencën e zgjedhjeve në kodin e ri zgjedhor, për hartimin e të cilit opozita u bë lidership.

Kështu është shprehur deputetja Arta Dade gjatë fjalës së saj në seancën plenare për nismat ligjore të Partisë Socialiste, duke deklaruar se ndërkombëtarët e kanë mbështetur opozitën në ndërmarrjen e tyre.

Dade shtoi se të huajt e kanë shumë të qartë se Berisha ka probleme serioze me Kushtetutën, të cilën sipas saj, ai e ka shkelur 20 herë që nga viti 2005.

Për Daden, puna për transparencën e zgjedhjeve duhet të fillojë me Berishën, pasi është ai që shkel ligjin.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›