E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade nënkryetare e Kuvendit, Ruçi drejton grupin e PS-së

Kështu, kryetar i Grupit të PS-së në Parlament, do të jetë Gramoz Ruçi, një ndër njerëzit më jetëgjatë në Partinë Socialiste dhe dikur në Partinë Komuniste. Kandidatura në fjalë është prezantuar nga kryetari Edi Rama para deputetëve të opozitës, e cila me sa duket është pranuar pa shumë polemika.

Duket se Ruçi ka qenë njeriu më i duhur për Edi Ramën, edhe për faktin se ai i ka qëndruar besnik, të paktën këto gjashtë muaj bojkot të Kuvendit. Gjatë kësaj mbledhjeje, do të përcaktohen dhe drejtuesit e komisioneve të përhershme, kryetarët dhe nënkryetarët që i janë lënë opozitës. Burime nga selia rozë thonë se nënkryetarja e Kuvendit do të jetë, Arta Dade, që vjen në këtë detyrë me një provojë të gjatë të jetës parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›