Dafina është gati

Dafina Zeqiri dhe bashkëpunëtorët e saj kanë përfunduar realizimin e videoklipit të ri, për këngën “Your love”. Është konfirmuar se ky videoklip është gati dhe do të publikohet nesër, në ora 18:00, në kanalin zyrtar të këngëtares ne You Tube.
Teksti i këngës “Your Love’, është shkruar nga vetë këngëtarja dhe nuk është e vetmja ku ajo paraqitet edhe si autore e tekstit.
Dafina ka zbuluar më herët se në albumin e ri, në të cilin është duke punuar shumë, do të ketë më shumë projekte të punuara nga vet ajo. Ajo paralajmëron se në këtë album, këngët do të jenë shumica të shkruara nga ajo, e te disa ajo do të punojë edhe në muzikë. /Indeksonline/