Dafina, gati për klipin e radhës

Projektet e Dafna Zeqirit nuk kanë të ndalur. Këngëtarja e famshme është në kulmin e karrierës së saj ndërkaq këngët dhe klipet e reja kanë qenë mjaftë të shpeshta kohëve të fundit.
Si duket, ajo po përgatitet për një projekt të radhës që me gjasë do të publikohet gjatë kësaj vere. Këngëtarja ka publikuara disa fotografi në rrjetet sociale ku shihet me një pamje të re, me flokë të gjata e shtuara.
Është grimerja e saj ajo e cila gjithashtu ka publikuar disa fotografi të Daffyt duke treguar se ajo po bëhet gati për një klip të ri.
Veç klipit të ri, këngëtarja duket se do të paraqitet edhe me një pamje krejtësisht të re./Indeksonline/