Daily Mail,ironizon Bleonën dhe deklaratën e saj për Princ Harry
Gazeta britanike “Daily Mail” ka ironizuar shumë keq me këngëtaren shqiptare Bleona Qereti, që e ka përfshirë së fundi në një artikull të vetin, duke u tallur me fjalët e saj për princin Harry.
Gazetari Richard Kay shkruan: Nëse romanca e tij me Cressida Bona nuk funksionon, ai mund të drejtohet diku tjeter.
Bleona Qereti është një këngëtare 33-vjeçare që e llogarit Princin e Monakos, Albert dhe stilistin Roberto Cavalli si miq. Madje, Donald Trump e cilëson atë personin më të famshëm që ka takuar ndonjëherë, kur ata kryqëzuan sytë pesë vjet më pare.
Bleona po viziton se fundi Londrën dhe në prononcimet e saj lexohet të ketë thënë: Princi Harry dhe ynë kemi shumë miq të përbashkët dhe ata më kanë treguar gjithçka për të, tha Bleona, duke shtuar: Mendoj se është shumë simpatik dhe kam dëgjuar që është pak sa i egër. P.K