E Diel, 1 Nëntor 2026

Dajt, makina bie 300 m në humnerë, vdes 1 person, plagosen 2 të tjerë

TIRANE-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur orët e para te mëngjesit të sotëm në rrugën e Dajtit.

Një automjet me të cilin udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 300 metra lartësi në humnerë në vendin e quajtur Gurra e Perrsisë. Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Ilir Gjoni, si dhe janë plagosur shtetasit Blerim Dajti dhe Avni Elezi. Ata u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se terreni ku kishte rënë makina ka qënë shumë i vështirë prandaj është dashur ndërhyrja e forcave “RENEA” për të nxjerrë të aksidentuarit nga gremina.

Sipas policisë të aksidentuarit punonin një një lokal në Dajt ku Ilir Gjoni ishte kuzhinier ndërsa Blerim Dajti punonte si roje.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›