Dakar Rally, fiton afrikano-jugori De Vijer

Spanjolli Karlos Sainz mbante kryesimin e klasifikimit javen e shkuar por e humbi ate pesoi nje aksident. Ishte ky viti i pare qe garat Rally te Dakarit u spostuan ne Kili dhe Argjentine, pasi keto gara jane tradite te Afrikes, por frika nga sulmet terroriste i detyruan organizatoret te largoheshin.
Megjithate nuk arriten serish t’i shmangnin viktimat. Ne kete sezon ishte motociklisti Paskal Terri i cili u gjet i vdekur me 7 janar, ishte viktima e 26 e kesaj gare e cila ka 31 vjet histori. Pilotet britanik Pol Grin dhe Metju Herrison te dy u demtuan rende gjate nje aksidenti ne etapen e 10-te.
Kampioni i garave me motore u shpall spanjolli Mark Koma, kampion i kesaj kategori edhe ne vitin 2006. Megjithese ne etapen e fundit u rendit ne vbendin e trete, ne perfundim Koma kishte nje avantazh prej 25 minutash e 38 sekondash nga ish-kampioni Siril Despres qe u rendit i dyti ne renditjen e pergjithshme.