E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dako: Cilesi dhe cmime te arsyeshme

Duke e pyetur se cilat do te jene risite e plazhit te Durresit per kete sezon, Dako tha se, "do te jene tre elemente te cilat do te konkurrojne pergjate ketij sezoni te ri turistik vendet e tjera. Sherbim me cilesor, kushte me te pershtatshme, si dhe cmime te arsyeshme". Durresi tashme njihet si nje destinacion turistik qe ka burime konkurruese ne rajonin e Mesdheut dhe nje pozicionim te shkelqyer per te siguruar turizem nderkombetar. "Per kete po punohet intensivisht nga te gjitha institucionet, per te siguruar rendin, pastertine, dhe mbarevajtjen e qytetit edhe gjate kesaj vere, per t'u bere keshtu nje nga qytetet me atraktive per turizmin e detit dhe te diellit", deklaroi kryebashkiaku. Megjithese sezonet e kaluara cilesia dhe pastertia linin per te deshiruar, Dako shprehet se kete vit eshte bere gjithcka mire, me investimet dyfish te institucionit dhe sipermarresve.

Investimi per zgjerimin e aksit Durres-Kavaje

Investimi nga Ministria e Transporteve dhe Puneve Publike ka mundesuar zgjerimin e autostrades ne aksin Durres-Kavaje, me qellim lehtesimin e trafikut rrugor gjate periudhes kur ka fluks te larte levizjesh. Pritet qe punimet te perfundojne pas disa ditesh, pasi po ndertohet me ritme te shpejta dhe afrimi i sezonit do te sjelle me shume turiste nga viti i kaluar. Rruga po zgjerohet dhe parashikohet te behet me kater korsi, duke mundesuar levizjen e mjeteve ne te dy krahet me intensitet te larte dhe shmangur trafikun qe gjate sezonit te veres kthehet ne nje problem per pushuesit durrsake dhe te ardhurit nga jashte vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›