E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Daku, më i miri në Rusi/ Sulmuesi “kuqezi” me 22 kontribute goli këtë vit, Mirlindi ka thyer edhe një rekord të klubit të tij

Janë thënë shumë fjalë të mira për të, por sërish vazhdohet.

Mirlind Daku u konfirmua edhe një herë si një personalitet I vërtetë I Premier Ligës së Rusisë, pasi u shpall lojtari me më shumë kontribute për gol gjatë vitit që po mbyllet.

Mediat ruse njoftojnë se vetë agjencia e specializuar perëndimore, “Opta Sports” nxjerr statistikat se sulmuesi I kombëtares shqiptare ka gjatë 2024-ës 22 kontribute për gol.

Daku shënoi 15 gola në 12 muaj, dhe shërbeu 7 asistë.

Ylli kuqezi ka lënë pas sulmuesit dhe lojtarët ofensivë më të dalluar të Premier Ligës ruse si Glushenkov, Kordoba, Ugalde, Tjukavin apo Kasiera.

Edhe nëse llogarisim vetëm golat e shënuar, shqiptari është ndër më të mirët, pranë sulmuesve kryesorë Kordoba të Krasnodarit dhe Ugalde të Spartakut të Moskës.

Ndërkaq, mediat në Rusi theksojnë se Daku ka thyer rekordin e klubit të tij, Rubin.

Me 22 kontribute goli për ekipin nga Kazani, shqiptari la pas argjentinasin Alehandro Domingez që arriti në 21 gola+asiste.

Ky rekord rezistonte prej 15 vitesh. /abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›