Dallgët e larta, shpëtohet një anijeitaliane me vela, në Vlorë
VLORË- Një difekt në motor dhe moti i keq kanë rrezikuar mbytjen e një anijeje me vela me flamur italian. Në të gjendeshin dy shtetas italianë, të nisur nga Otranto në drejtim të Durrësit.
Pas dallgëve të mëdha dhe rrezikut të mbytjes, ata kanë lajmëruar rojen bregdetare shqiptare të Pashalimanit, që i kanë afruar menjëherë ndihmë duke i shoqëruar për në radë.
Tashmë, anija me shtetasit Italianë gjendet jashtë rrezikut dhe është ankoruar në Portin e Vlorës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)