Damasku: S’kemi frikë nga Izraeli, populli sirian dëshiron bashkëjetesën

Guvernatori i Damaskut – duke folur në emër të, Ahmed al-Sharaa, udhëheqësin e ri të Sirisë ka deklaruar se qeveria dëshiron të lehtësojë marrëdhëniet e përzemërta midis Izraelit dhe Sirisë.
Maher Marwan thotë se frika fillestare e Izraelit pas rënies së ish-presidentit Bashar al-Assad ishte “e natyrshme”.
“Ne nuk duam të ndërhyjmë në ndonjë aspekt që do të kërcënojë sigurinë e Izraelit, apo e ndonjë vendi tjetër”, u shpreh Marwan.
Kjo është një linjë në përputhje me qeverinë e re siriane. Sharaa ka thënë më parë se nuk dëshiron konflikt me Izraelin. Marwan shkoi një hap më tej, ku u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të lehtësojnë marrëdhëniet më të mira me Izraelin.
“Ka një popull që dëshiron bashkëjetesën. Ata duan paqe. Ata nuk duan mosmarrëveshje”, theksoi ai.
Ka pasur raporte në mediat izraelite se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit të angazhohet me HTS, por se ai ka hezituar.
/rtsh.al/