E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Damian pusho se po flas unë, dhe ti ke pasur…”/ Berisha: Nuk është TikTok-u ‘rrugaçi, por Encrochat-i!

Platforma TikTok nuk është e rrezikshme për vendin, aq sa është aplikacioni Encrochat, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend.

Berisha kërkoi krijimin e një Komisioni, për të hetuar të gjithë ata që përmes Encrochat, kanë shkëmbye biseda që i nxjerrin në paligjshmëri.

“Nuk është TikTok-u rrugaçi që thotë Ajatollahu i Tiranës, por është Encro Chat. Të zbardhjen lidhjet e politikës, me krimin është kusht i domosdoshëm. Damian se po flas unë, se ke pasur dhe ti! Të krijojmë Komisionin e të vërtetës, edhe kryeministri ka pasur 2-3”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›