Dani Alves Nuk e ka shpikur Mourinho futbollin

Mbrojtesi i Barcelones mendon se trajneri i Real Madrid Jose Mourinho duhet lene i qete dhe shtypi te mos publikoje cdo gje qe del nga goja e tij.
Alves e ka te qarte se portugezi i Realit me deklaratat e tij shet gazetat por nuk eshte aspak dakord me kete gje.
Mourinho nuk e ka shpikur futbollin dhe nuk i duhet dhene kaq shume rendesi nga njerezit. Le ta leme te qete. Motivimi i lojtareve te Barcelones eshte te luajme kunder Real Madrid dhe jo kunder Mourinho-s.
Persa i perket titujve te fituar nga tekniku portugez braziliani Alves u shpreh Ka fituar shume tituj ashtu si dhe une ose shoket e mi te ekipit te Barcelones.