E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka dhe kujdesi ndaj kafshëve

02/05/10 21:38

Kali ka mundur që të lirohet pasi ishte i lidhur dhe Jetmiri me Erionin mundohen që ta lidhin përsëri. Jashtë është edhe Klodi i cili u kërkon djemve që të lenë të qetë kafshët, pasi oborri është i vogël për aq shumë kafshë dhe ata nuk duhet që ti kufizojnë shumë kafshët. Kështu dy djemtë e lënë të qetë kalin, por i thonë Klodit se është paksa e rrezikshme që Kali të lëvizë në të gjithë oborrin. E ndërsa debatojnë me Klodin vjen mandi dhe i njofton se darka është gati dhe të gjithë mund të shkojnë të hanë. Kështu të gjithë banorët ulen në tavolinën e ngrënies dhe pasi urojnë njëri-tjetrin fillojnë të hanë darkë. Gjatë kësaj kohe ata bisedojnë mes tyre për gjëra të përgjithshme. E ndërsa banorët hanë darkë, jashtë kali është afruar derës së shtëpisë. Kështu Jetmiri dhe Erioni dalin jashtë dhe shohin që kali është pak i acaruar pasi shihet në pasqyrat e shumta që ka në shtëpi. Banorët shqetësohen pasi përveç rrëmujës dhe dëmet që mund të shkaktojë, kafsha fillon të haje edhe perimet që banorët kanë blerë këtë javë me buxhetin e përgjysmuar. Jetmiri dhe Erioni e largojnë kalin në pjesën e gjelbëruar të oborrit duke tentuar që ta lidhin përsëri, por nuk mundin pasi kali nuk u afrohet dhe duket paksa i friksuar. Pas disa minutash djemtë ulen dhe shohin kalin që po qetësohet dhe fillon të hajë bar. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›