E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashamir Shehi: Zgjedhjet e këtij viti më të këqijat se 91-92

Nese ndokush beson se zgjedhjet e 8 majit arriten standardet demokratike, per Dashamir Shehin ky pohim do te qe i gabuar. Madje, ai e ka gjetur fajtorin kryesor: Kodi Zgjedhor. Kreu i Levizjes per Zhvillim Kombetar nuk pajtohet me qendrimet se keto ishin zgjedhjet me te mira qe ka organizuar Shqiperia, perkundrazi 8 maji ishte nje hap prapa sepse u pa qarte manipulimi i votes, presioni ndaj votuesve dhe produkti fiktiv pa ide i fushatave zgjedhore te organizuara nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Ne kete interviste per Klan, Shehi thote se kur dikush pohon se kemi pasur zgjedhje te rregullta, te lira, e te ndershme, vecse ka thene tre fjale boshe njera pas tjetres. Nese nuk ndryshon ky model sistemi, keta (PS dhe PD) do te vjedhin edhe votat e tyre per vite me radhe. Me kete lloj kallupi, cfaredolloj lekure qe te fusim nuk ka per te dale ndonjehere kepuce, por vecse nje opinge e shemtuar ballkanike, argumenton ai.

- Tani qe mund te kemi nje panorame disi me te gjere te zgjedhjeve vendore te 8 majit, sipas jush a i permbushen ato standardet demokratike per te cilat flet kryeministri Berisha?

Keto zgjedhje jo vetem qe nuk i kane plotesuar standardet, por deformimi qe ka pasur ky Kod Zgjedhor ka rafinuar procesin e korruptimit te votes dhe mosperfaqesimit qytetar. Prandaj, edhe rezultatet sot duken paksa te cuditshme. Me kete Kod Zgjedhor, me kete regjim kushtetues qe ka Shqiperia, qe u hap rruge ketyre akrobacirave zgjedhore, qeveria ska per te bere asnjehere zgjedhje per standarde. Qeveria do te beje zgjedhje sa per sy e faqe, per veten e vet, per ate se kush do ta marre pushtetin dhe kush do ta negocioje dhe shkembeje ate; kjo do te jete e mjaftueshme edhe per te huajt.

E them me dhimbje se zgjedhjet e ketij viti jane shume here me te keqija se sa zgjedhjet e vitit 1991-92. Fatkeqesisht ky proces manipulativ, jodemokratik, antikushtetues, eshte i mbeshtetur mbi nje marreveshje midis dy partive te medha. Kjo jep fasaden e zgjedhjeve konsensuale, te pranueshme nga te huajt, te nje ligji qe ka marre shumicen e votave ne Parlament, por qe ne fakt eshte ligji me i keq. Ai i ka mbyllur ne menyre perfundimtare te ardhmen e demokracise ne Shqiperi. Sa here te votohet me kete ligj, do te prodhohen vetem perbindesha politike.

- Pra, qenka e thjeshte: i gjithe faji eshte i Kodit Zgjedhor?

Kodi Zgjedhor eshte elementi teknik i gjithe kesaj. Eshte masha per te mberritur tek ky lloj thengjilli. Por, e gjithe klima politike, perqendrimi i pushtetit vetem mbi dy persona, sigurisht qe do ta prodhonte kete ligj. Kodi eshte guacka e esences se mungeses te demokracise. Nese kemi nje parti alternative si Levizja per Zhvillim Kombetar, e cila kerkon te hyje ne zgjedhje jashte cdo aleance; pra, sbie ne kompromis per te ndare pushtetin me asnje pale, eshte fare e pamundur per te hyre ne gare sepse perpara teje jane vene njemije gardhe e pengesa te natyres administrative e burokratike. Dhe ne fund te procesit, ky ligj ben qe te hyje ne keshill bashkiak dikush qe ka marre 100 vota dhe te rrije jashte nje tjeter qe ka marre 200 vota. Ne qofte se kjo qenka demokracia dhe ky eshte sistemi demokratik, atehere me mire le ti kthehemi kohes se vjeter se ishte me e kollajte dhe nuk e lodhnim popullin me keto gjera.

- Mendoni se ka pasur manipulime gjate procesit?

Ketu kemi komuna neper male qe kane 600-700 votues, ne fund na dalin se kane votuar 900 vete. Pra, procesi eshte krejt anormal. Nese hap buletinin zgjedhor shikon se ne qytete votojne 50 per qind e qytetareve, fshatrat afer qyteteve 60-70 per qind dhe ne komunat me te largeta votohet 100 per qind, sikur demokracia na qenka nje sistem malor qe iu ngjitka malit. Ne fakt, ky eshte nje sistem fare i thjeshte vjedhjeje. Ata njerez nuk jane fare atje, votohet me celular, midis dy-tre personave qe bejne nje marreveshje korruptive. Prandaj justifikohet edhe ky numer i madh votuesish dhe entuziazmi zgjedhor sot.

- A ze vend ne kete proces manipulimi pjesa e presionit te zgjedhesve, fushata zgjedhore e cunguar apo media e varur?

Njerezit jane bere me te zgjuar. Nuk duan te perplasen neper fushata zgjedhore me njeri-tjetrin. Partite kane me vete tifozet e tyre, imazhet e te cilave shpeshhere jane fiktive sa per televizion dhe nga kjo pikepamje, fushatat jane me te qeta. Por, kjo sdo te thote se jane me te ndershme. Perkundrazi! Tani shkohet shtepi me shtepi, u behet presion familjar, hiqen njerez nga puna, sistemohen neper lista; pra, presioni ndaj votuesit eshte shume here me i madh se sa ishte njezete vjet me pare. Kur vjen nje danez ketu dhe sheh kete pamje te jashtme mund te mendoje se ky qenka nje vend i mrekullueshem, qe voton normalisht si ne gjithe boten. Realiteti eshte krejt ndryshe. Prandaj, i gjithe ky tension qe mblidhet para zgjedhjeve shkarkohet ne diten e numerimit sepse edhe procesi manipulativ eshte shtyre brenda ketij procesi.

Pjesa tjeter e meparshme e procesit eshte e kontrollueshme: sistemi i marketingut politik, target grupet te cilave do tu afrohen interesa dhe para, ato te cilat do tremben ose korruptohen; qe do te thote se fushata eshte e qete dhe e bukur, me flamuj dhe festive, dita e votimit eshte relativisht e qete, qytetaret shkojne te votojne te heshtur, pak te trembur, dhe pas ketij procesi hyn ne pune dora e ustallareve te vjeter: komisioneret, shefat e partise, telefonat celulare. Kjo eshte arsyeja pse ne deshtojme ne numerim. Por, realisht ne deshtojme qe tek Kodi Zgjedhor, tek atmosfera politike, tek shperndarja e mjeteve financiare dhe hapesira mediatike. Kur themi se kemi zgjedhje te rregullta, te lira, e te ndershme, ne vecse kemi thene tre fjale boshe njera pas tjetres.

- Cili ka qene rezultati i Levizjes per Zhvillim Kombetar ne keto zgjedhje dhe a jeni i kenaqur me te?

Ne ato 35 komuna qe kemi garuar ne, ku nuk jane me dy pale por tre, atehere sistemi shfaq dhembet, egersine dhe pafytyresine e vet. Dhe ne kete pike, te dyja palet, po me te njejten egersi, i turren kundershtarit te vetem qe kane ne gare. Ne keto zgjedhje LZHK-ja mori rezultatin e krenarise se nje force alternative, e cila pati kurajon te votohej ne 35 komuna. Sigurisht, nuk arritem nje rezultat pozitiv sepse fituam vetem dy komuna dhe jemi neper gjyqe per disa te tjera, te cilat behen ne menyre fare te parregullt, si force fare e pambrojtur qe jemi. Kjo na ka ndodhur edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Abuzimet mbi numrin e votave do te dilnin kollaj, mjafton qe te hapeshin me te njejtin pasion sic po hapen kutite e Tiranes per interesat e grupeve te medha, per te pare se rezultati yne eshte minimalisht dyfishi i atij te publikuar. Por, meqe u lodhem duke u ankuar per vjedhje votash pas kaq vitesh, gjykoj se nuk eshte kjo tema me e rendesishme. Ne qofte se nuk ndryshon ky model sistemi, keta do te vjedhin edhe votat e tyre per vite me radhe. Me kete lloj kallupi, cfaredolloj lekure qe te fusim nuk ka per te dale ndonjehere kepuce, por vecse nje opinge e shemtuar ballkanike.

- Duke u fokusuar ne rezultatin e Tiranes: Pse ky rezultat kaq i ngushte ne kryeqytet mes Rames dhe Bashes?

Ky rezultat vjen per shkak te nje vete-konsumi qe ka pasur Rama sepse kandidoi per mandatin e katert, dhe te nje perqendrimi maksimal qe ka pasur Partia Demokratike, bashke me strukturen e vet shteterore, per kryeqytetin. Mirepo, fatkeqesisht, ne vend qe te kishim nje fitimtar te qarte dhe te dukshem, mbi te cilin mund te benim interpretime politike, rezultati eshte barazim. Dhe me nje rezultat te tille ne Tirane interpretimi politik per pjeset e tjera te vendit mbetet i vaket dhe i cunguar. Meqe ky rezultat eshte barazim, teorikisht dhe praktikisht ne te gjitha llojet situatave (edhe ky eshte nje difekt i Kodit, i cili nese do parashikonte nje raund te dyte kjo ceshtje do te ishte teknikisht dhe politikisht e zgjidhshme), jo vetem qe ska nxjerre fitues, por ka prodhuar dy te humbur. Ky eshte trishtimi i politikes shqiptare! Pse them keshtu? Te gjithe shqiptaret

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›